3903 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova rreshtohet me aleatë në përkrahje të demokracisë në Venezuelë

Prishtinë, 5 qershor 2020 - Republika e Kosovës rreshtohet me aleatë për të rikonfirmuar përkrahjen për Asamblenë Kombëtare të Venezuelës dhe të deputetëve legjitim të saj nën udhëheqjen e përkohshme të Presidentit Juan Guaido.

Me këtë rast, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, dënon përpjekjet e regjimit jolegjitim të Nicolas Maduros për dhunimin e institucionit të vetëm të mbetur demokratik, përmes vendosjes në forma të paligjshme të një deputeti përkrahës të regjimit të tij si udhëheqës të Asamblesë Kombëtare.

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, kjo është e papranueshme, prandaj ministrja Haradinaj – Stublla bën thirrje tek të gjitha palët që ta marrin parasysh Kornizën e Tranzicionit Demokratik si udhërrëfyes i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore dhe e cila garanton stabilitet dhe prosperitet për Venezuelën.

Foto Galeria