Vjenë, 22 tetor 2021 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Liza Gashi, gjatë vizitës së saj në Vjenë ka zhvilluar dy takime të ndara me përfaqësues të shoqatave dhe profesionistëve të diasporës shqiptare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë.
Zëvendësministrja Gashi duke i falënderuar për punën që këta përfaqësues të shoqatave dhe profesionistëve bëjnë ndër vite, ka thënë se është shumë i rëndësishëm krijimi i urave të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushën e investimeve, arsimit dhe inovacionit në Kosovë.
Fokus të madh gjatë këtij bashkëbisedimi mori tema për krijimin e mekanizmave më të mirë të organizimit të diasporës dhe përkrahja e më shumë aktiviteteve kulturore që ka për qëllim integrimin, por jo asimilimin e diasporës.
Ndërkaq përfund znj. Gashi ka theksuar se si qeveri janë shumë të interesuar që të krijojnë kushte për kthimin e potencialit në të mirë të Kosovës.


