4720 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim shefin e Ambasadës së Australisë në Zagreb

Prishtinë, 2 qershor 2022 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim shefin e Ambasadës së Australisë në Zagreb, nga ku mbulohet Republika e Kosovës, z. Andrea Biggi.

z.Ahmeti falënderoi z. Biggi për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Australia për Republikën e Kosovës, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit, kur atje u strehuan mbi 4,000 refugjatë nga Kosova.

 

Përgjatë takimit u diskutua për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale me vende të ndryshme. Me këtë rast, zëvendësministri Ahmeti e falënderoi diplomatin australian edhe për mbështetjen e përhershme të Australisë për zhvillimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës.

 

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes në rajonet e të dyja vendeve. Ndikimi malinj i vendeve të treta, u tha se është shqetësim për të dyja vendet dhe se bashkëpunimi në këtë fushë është shumë i nevojshëm.


z.Biggi e falënderoi zëvendësministrin Ahmeti për mirëpritjen, dhe që të dy theksuan gatishmërinë që bashkëpunimi mes Australisë dhe Kosovës të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Foto Galeria