Në konferencë për shtyp do të flitet edhe për ndihmën financiare për implementim të Strategjisë për Diplomacisë Digjitale, që është siguruar nga Ambasada e Norvegjisë, Këshilli Britanik, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni IPKO.
Në konferencë do të paraqiten Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Myrna MacGregor, Drejtoresha e British Council, Arjeta Emra.
Konferenca zhvillohet sot, (E Premte, 27 korrik 2012) në lokalet e Restorantit “Rings”, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, me fillim në ora 14:00.
Ftojmë gazetarët e medieve të shkruara dhe elektronike që të ndjekin këtë ngjarje.