4586 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Mbahen konsultimet e para politike midis Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe asaj të Turqisë

Ankara, 23 shkurt 2022 - Sot në Ankara, në kryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, z. Faruk Kaymakçı, u realizuan Konsultimet Politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Këto janë konsultimet e para të mbajtura të dy ministrive që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

Takimi në fjalë u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria