4587 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Gashi flet për rëndësinë e diplomacisë qytetare në “Samitin e Diplomacisë Qytetare” në Iowa

23 shkurt 2022 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë virtualisht në “Samitin e Diplomacisë Qytetare” në Iowa për të folur rreth rolit dhe rëndësisë së diplomacisë qytetare. Zëvendësministrja Gashi ka thënë se qeveria e Kosovës beson në fuqinë e diplomacisë qytetare, dhe se i konsiderojnë atë si një nga burimet më të çmuara të cilët ndikojnë direkt në përmirësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë.

“Besoj se qytetarët mund të luajnë një rol jetik në avancimin e synimeve të Ministrisë sonë për përmirësimin e imazhit të Kosovës. Ata mund të jenë promovues shumë të fuqishëm në rritjen e pranimit tonë në domenin dixhital; ndërtimin e ekonomisë sonë si dhe krijimin e lidhjeve me pjesën tjetër të botës.” është shprehur zëvendësministrja Gashi.

Gashi ka folur për xhudistët kosovare, këngëtaret, fotografët e regjisorët që me punën e tyre në vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartën e botës, sikur ambasadorë të fuqishëm.

“Këta janë vetëm disa shembuj mes të tjerëve të panumërt me profile dhe formime të ndryshme profesionale, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrën e tyre, për të forcuar imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe për të promovuar interesat e republikës sonë. Ne besojmë se ata janë diplomatët e shekullit të ri për Kosovën” ka thënë Gashi.

Zëvendësministrja Gashi ka theksuar se “një nga prioritetet e MPJD-së është krijimi i një mjedisi të shëndetshëm, në mënyrë që sa më shumë gra dhe burra, vajza dhe djem, nga të gjitha sferat e jetës, të krijojnë mundësi për ta shenjuar republikën tonë në hartë, dhe për të krijuar ndërlidhje mes qyeteteve”.

Pjesë e këtij paneli diskutues ishin ane Sargus, Drejtoresha Ekzekutive nga Zyra e Kongresit për Lidership Ndërkombëtar, Major General Tim Orr,Barbara Stinson dhe Kyle Poorman nga World Food Prize dhe John Dabeet Muscatine Sister cities.

Foto Galeria