4771 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Delegacioni i Republikës së Kosovës takohet me mërgatën shqiptare në New York

New York, 21 maj 2022 - Në Jacobi Center në Nju Jork, Kryeministri Kurti dhe Zëvendësministrja Gashi,  janë pritur nga përfaqësues të organizatave të mërgatës, me të cilët diskutuan për sfidat dhe mundësitë e organizimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në kuadër të Dialogut me Mërgatën.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Kurti fillimisht prezantoi punën, prioritetet dhe sfidat e deritanishme të qeverisjes dhe i njoftoi për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përveç tërheqjes së investimeve dhe përforcimit të sigurisë shtetërore, në fokus kishte edhe mobilizimin e mërgatës si pjesë integrale e rrugëtimit drejt zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Kurti dhe Zëvendësministrja Gashi përmbyllën vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pjesëmarrjen në shënimin e 110-vjetorit të themelimit të shoqatës “VATRA”.

“Vatra” e miqësoi përjetësisht shqiptarinë me Amerikën dhe e vendosi në nivelin më të lartë cilësinë e kësaj marrëdhënie falë dijes, patriotizmit ekselent, ndershmërisë dhe këmbënguljes së pathyeshme përballë drejtuesve politikë e përfaqësuesve diplomatikë”, tha Kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Gjithashtu, tha se, organizatat e diasporës shqiptare duhet të vijojnë lobimin pranë shteteve demokratike për respektimin e të drejtave të shqiptarëve kudo.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Kurti ia ka uruar “Vatrës” 110-vjetorin e themelimit, duke i dëshiruar, siç është shprehur ai, jetë të gjatë sa të jetë kombi ynë.

Foto Galeria