4772 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Delegacioni kosovar përfundon vizitën në SHBA me takime të rëndësishme në Nju Jork e Boston

SHBA, 20-21 maj 2022 - Gjatë vizitës në Massachusetts, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, janë pritur në takim nga Guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.

Në takim diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje e siguri.
 

Si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, Kryeministri Kurti përmendi pozitën e favorshme gjeografike, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit, etj.

Ndërsa në ditën e qëndrimit në Nju Jork, Kryeministri Kurti dhe Zëvendësministrja Gashi kanë vizituar shkollën shqipe “Alba Life.”
 

Në takimin e përbashkët me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe me themeluesit e drejtuesit e kësaj shkolle, Kryeministri Kurti vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.
 

Kryeministri theksoi se Qeveria e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin dhe përfshirjen e profesionistëve nga mërgata në hartimin e politikave zhvillimore dhe strategjike.

 

Foto Galeria