Karvani i dedikuar diasporës, përqendruar rreth motos “Shijo Kosovën”, pas ngjarjes së djeshme në Gjilan, sot është ndalur në Ferizaj.
Shumë qytetarë e bashkatdhetarë i janë bashkuar Karvanit, për t’u takuar e bashkëbiseduar me përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës rreth brengave dhe mundësive për angazhim të Diasporës.
Për diskutim, film dokumentar e bashkëbisedim, Karvani ju fton që nesër t’i bashkoheni ekipit tonë në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik, nga ora 18:00!



#KarvaniiDiasporës
#ShijoKosovën
#Diaspora