4803 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Shijo Kosovën, bashkon mërgimtarët në Shtime

Karvani dedikuar diasporës ka bërë bashkë mërgimtarët në sheshin e qytetit të Shtimes.

 

Karvanit me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, e Ministrisë së Drejtësisë, u janë bashkuar bashkatdhetarë e qytetarë për t’u informuar për mundësitë që institucionet e Kosovës ofrojnë për ta.

 

Përfaqësuesve institucionalë që janë pjesë e Karvanit, u është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Shtimes  z.Qemajl Aliu.

 

Përveç informatave për programin e followship-it dhe bashkëbisedimit, bashkatdhetarët kishin mundësinë të ndiqnin shfaqjen e filmit "Zgjoi", fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

 

Nesër, Karvani ju pret në kryeqytet, përkatësisht në sheshin "Skënderbeu", duke filluar nga ora 18:00.

 

#ShijoKosovën

#Karvaniidiasporës

#diaspora.

Foto Galeria