4808 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit, jorezident për Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz, priti sot në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Republikën e Shqipërisë, jorezident për Republikën e Kosovës, z. Ali Bin Hamad Al - Marri.

Duke e falënderuar fillimisht për vizitën, Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Ali Bin Hamad Al – Marri,  bashkëbiseduan rreth bashkëpunimit të deritanishëm politik dhe mundësisë për të thelluar këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera, mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

Ministrja Gërvalla, në këtë takim theksoi edhe rëndësinë e veçantë të investimeve në Republikën e Kosovës, duke njoftuar Ambasadorin Ali Bin Hamad Al – Marri se institucionet tona janë të përkushtuara në krijimin e rrethanave lehtësuese për investitorë të jashtëm.

Foto Galeria